Aplikacion
Më pas çifti kanë biseduar përsëri, deri në momente afrimiteti.
Teksa shikonte aktorin, banorja i tha Ilnisës se do kishte shumë dëshirë që ta përqafonte Romeon.
“Atij i ka rënë bateria”, i tha gazetarja duke qeshur, megjithëse Heidi tregoi se e ka marrë shumë malli për Romeon.
Pjesë nga biseda:
Heidi: Bo, shiko sa i mirë që është Romeo.
Ilnisa: Atij i ka rënë bateria.
Heidi: Jo, sa më merr malli. Uaaaa, vdiqa. Do të shkoja vetëm ta përqafoja tani.
Por më herët, teksa po bisedonin në oborr, banorja i tha Romeos se gjatë gjithë kësaj kohë dëshira e saj e vetme ishte të rregullohet me të.
“Unë gjithë këto kohë kam ngelur nga ana jote. Gjithë halli im ishte të pajtohesha me ty. Gjithë këtë periudhë kam dashur të pajtohem me ty. Kam qenë keq prej teje. Unë kam ndenjur gjithmonë nga ana jote, edhe në lojë me ty si njeri. Me të gjitha kam qenë me ty”, u shpreh banorja, megjithëse një deklaratë e tillë nuk është besuar nga aktori.
“Të tradhton fytyra”, i tha Romeo, duke mos i besuar fjalët që Heidi i tha. /ZOOM.AL/