zoom

Aktualitet

Pas vendimit të Kushtetueses për Butrintin, reagon UNESCO: Po e monitorojmë, do trajtohet nga KTB

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi marrëveshjen e qeverisë shqiptare me instituti shqiptaro-amerikan për menaxhimin e Butrintit, ka reaguar edhe UNESCO, duke theksuar se po monitoron nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore.

Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Lazare Eloundou Assomo, konfirmon vetë se këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, në sesionin e tij të ardhshëm, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.

“Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik”, thuhet në reagimin e  Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Reagimi i plotë:

“Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, Lazare Eloundou Assomo konfirmon se ky komitet është duke monitoruar nga afër gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore ‘Butrint’.

Këto shqetësime do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të ardhshëm të 46-të, që do të mbahet në Nju Delhi, Indi, nga 21-31 korrik 2024.

Të shpresojmë që ky hap i ndërmarrë nga UNESCO të mos i paraprijë vendosjes së Butrintit në listën e pasurive botërore në rrezik”. /ZOOM.AL/