zoom

Sport

Pas Valencia-s, një tjetër ekip i La Liga shfaq interes për sulmuesin Myrto Uzuni

Myrto Uzuni është një nga lojtarët që do të ndiqte nga afër nga drejtuesit e Betis për të forcuar repartin e sulmit verën e ardhshme.

Reprezentuesi shqiptar është vendosur si lideri i madh i Granada-s këtë sezon, duke qenë aktualisht golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Dytë spanjolle me 17 gola, ndërsa ka dhënë edhe dy asiste.

Me një kontratë në fuqi deri në qershor të vitit 2026, duket e komplikuar që Granada do të lërë pikën e referimit në sulm të largohet, por nëse nuk do të promovohen në La Liga nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të pranojnë ofertën më më të mirë që do të vijë shkruan todofichajes.com.

Për të interes ka patur edhe nga Valencia, që po e monitoron prej kohësh. Mbetet të shihet se sa e nxhetë do të jetë vera për Uzunin. /zoom.al/