zoom

Bota

Pas shumë teorive konspirative për të, reagon për herë të parë Kate Middleton: Kam kancer!

Princesha e Uellsit, Kate Middleton bëri një sqarim publik për shëndetin e saj për herë të parë këtë të premte, pas disa javësh që ishte zhdukur dhe pas shumë teorive konspirative që qarkulluan për të.

Mes aludimeve se kishte ngelur shtatzënë, kishte tradhtuar, ishte tradhtuar apo edhe se kishte vdekur, Kate sqaroi se është diagnostikuar me kancer.

Ajo tregoi se po e lufton sëmundjen me kimioterapi.

Kate shpjegoi me anë të një videomesazhi, siç raportojnë mediat britanike, se lajmi për kryerjen e një operacioni abdominal në janar është i vërtetë, por më pas, sipas saj, u zbulua se vuan nga një sëmundje kancerogjene.

“Jam mirë dhe bëhem më e fortë çdo ditë duke u fokusuar në gjërat që do të më ndihmojnë të shërohem; në mendjen, trupin dhe shpirtin tim. Të pasurit të William-it pranë meje është gjithashtu një burim i madh ngushëllimi dhe sigurie. Siç është dashuria, mbështetja dhe mirësia që është treguar nga shumë prej jush. Do të thotë shumë për ne të dy”, tha Kate Middleton.

Ajo shtoi se ky është një lajm shokues për të dhe Princin William dhe u përpoqën ta kalojnë të dy së bashku.

Ky njoftim vjen vetëm disa javë pasi mbreti Charles zbuloi se edhe ai ishte diagnostikuar me kancer dhe po merrtr trajtim./ Zoom.al

Postime të lidhura