zoom

Stil

Pas propozimit për martesë, Bora dhe Donaldi do të bëhen prindër?

Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të bëhen prindër?

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga ana e tyre por promoja e fundit e emisionit të dy binjakëve Romeo Veshaj dhe Donald Veshaj tregon se njëri prej tyre do të bëhet xhaxha…

Në videon e shkurtër prezantuese e cila tregon se në puntatën e radhës do të jenë të ftuar çifti Bora dhe Donald, dëgjohet Romeo ndërsa pyet:

-Unë jam xhaxha?
Dhe Donaldi e konfirmon.


Pas këtij momenti, të tre shihen të përlotur ndërsa përqafojnë njëri-tjetrin.
Donaldi Bora Romeo

Mbetet për tu parë, nëse kjo është pjesë e një skenari apo e vërtetë.

Dy ditë më parë aktori i propozoi moderatores në nisje të premierës së filmit të tyre të parë së bashku “5 Herë Jo”.