zoom

Aktualitet

Pas përgjimeve, reagon Conad: Marrëveshjen nuk e kemi me gazetarin Doçi, por me Carlo Bollinon

Rrjeti i supermaketeve Conad në Shqipëri ka reaguar pas përmendjes së emrit të kompanisë në disa përgjime të publikuara, referuar një marrëveshje midis dy subjekteve, jotransparente.

Conad thotë se nuk kanë asnjë marrëveshje me gazetarin A.D që dëgjohet të jetë prezent në përgjime, por vetëm me median ku ai punon.

Reagimi i Conad Albania:

“Pas deklaratave të fundit të publikuara sot në disa portale, dhe rrjete sociale, të marra nga përgjimet, ndoshta të nxjerrja jashtë kontekstit, në të cilat flitet për një marrëveshje hipotetike, jotransparente, që përfshijnë ndër të tjera, emrin e Conad, e ndjejmë për detyrë të sqarojmë opinionin publik se:

Conad Albania nuk ka asnjë lloj marrëveshjeje me gazetarin Doçi, por vetëm ka nënshkruar një marrëveshje publiciteti ligjore dhe transparente me disa televizione, përfshirë edhe Report TV.

Më konkretisht, marrëveshja e fundit e nënshkruar me Report Tv dhe që zgjat 6 muaj, nga nëntori 2022 deri në prill 2023, ka të bëjë me sponsorizimin e një emisioni gatimi, i cili transmetohet çdo mëngjes”.