zoom

Aktualitet

Pas mësuesëve, edhe minatorët protestojnë te Kryeministria: Të bashkohemi, s’do ndalen grevat!

Jo vetëm mësuesit në protestë për 1 Majin. Minatorë dhe ish-minatorët që kanë dalë në protestë teksa sot ishte dita Ndërkombëtare e Punës, duke u mbledhur në “Sheshin Skënderbej”.

Ata u mblodhën si fillim te sheshi, ndërsa kërkuan më shumë kushte sigurie dhe trajtim, duke nisur nga statusi dhe pensionet. Më pas, në një marshim, u stacionuan bashkë me mësuesit para Kryeministrisë.

“Nuk do të ndalen grevat. Duam statutin. Të bashkohemi të gjithë, minatorë, por dhe ata që kanë dalë në protestë. Kryeministri të reagojë, t’i zgjidhë kërkesat tona. Nuk do të ketë më votat tona kjo qeveri”, tha një prej minatorëve që merr pjesë në protestë.

Ai bëri thirrje që shteti të kthejë sytë nga ata. Më herët ishin mësuesit që protestuan te Ministria e Arsimit, duke kërkuar paga më të mira dhe kontratën kolektive të zbatuar. /ZOOM.AL/