zoom

Aktualitet

Minatorët protestojnë para ministrisë së Ballukut: Duam status të veçantë, na kanë shtypur!

Në Ditën Ndërkombëtare të Minatorëve, ditën e sotme, minatorët mbajtën protestë para Ministrisë së Infrastrukturës.

Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të veçantë, ndërsa kanë ndezur qiri në shkallët e ministrisë në kujtim të minatorëve që kanë humbur jetën në galeri.
Ata kanë kërkuar edhe një takim me ministren Balluku.

Pjesë e protestës kanë qenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Para një ore pamë që një vendim i një grupi prej 9 deputetësh dërgoi në Parlament ligjin për heqjen e zonave të mbrojtura dhe në më pak se 10 minuta u votua, por për minatrorët nuk shpenzojnë asnjë minutë, për t’i shërbyer popullit të yre.

Kanë shpenzuar vite për të na shtypur, për të na larguar nga vendi e për të na varfëruar”, tha një përfaqësues i shoqërisë civile.

Edhe deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka braktisur minatorët dhe bllokoi statusin e tyre me një ligj që nuk u përgatit kurrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu tha se kjo qeveri vetëm përvetëson atë që u takon qytetarëve, pa u dhënë asgjë në këmbim, duke u fshehur kështu pas gënjeshtrave.

Postimi i plotë:

“Rama braktisi Minatoret- bllokoi Statusin e tyre!

Duke “premtuar” nje Ligj Universal, qe nuk u pregatit kurre! Genjeshter tipike per Rilindjen!

Sot ne Diten Nderkombetare te Minatoreve kjo e vertete e hidhur del “lakuriq” para publikut!

Ish minatoret e minatoret jane ne mizerjen e tyre. Kudo kjo, duke filluar nga Memaliaj, Luftinja… Pa pensionet qe i meritojne.

Pa kujdes shendetesor te vecante e qofte te pergjithshem. Pa trajtim social sic e meritojne dhe u takon!

Sepse Rama e kjo qeveri vazhdojne t’i mashtrojne! Dhe ata jane ne “pritje” te atij Ligji Universal.. Qe nga kjo Qeveri nuk do te vije kurre!

Sepse kjo Qeveri vetem perveteson ate qe u takon qytetareve, pa u dhene asgje.

Duke u fshehur mbas genjeshtrave!”. /ZOOM.AL/