Aplikacion
Ndërsa theksoi se kjo ka qenë një nga punët më të vështira, Rama falenderoi homologen Meloni.
“Hallall dhe vicklat, talljet, përqeshjet deri tek sharjet, jo ishte rrenë, ishte lojë, e paç haram… Rëndësi ka që tani mundi dhe sakrifica e një jete në punë matanë detit të shqiptarëve do njihet njësoj si italianët. Kjo ishte një nga dy marrëveshjet më të vështira të pensioneve, sepse bëhet fjalë për gati gjysmë milionë njerëz dhe jam falënderues Melonit, pa të cilën kjo punë nuk do të merrte fund dhe mund të merret vite e vite të tjera”, tha Rama.
Më tej kryeministri tha se qershia mbi tortë do të jetë marrëveshja me Greqinë, ku jetojnë e punojnë qindra mijëra shqiptarë.
“Tani qershia mbi tortë për të mbyllur këtë cikël, mbetet marrëveshja me Greqinë. Qielli është hapur përsëri nga retë që siç e dini u mblodhën prapë për arsyen që dini, dhe vendosmëria ime është të mbyllim të gjitha çështjet e hapura me po atë ndjenjë respekti dhe bashkëpunimi që kemi ndarë me kryeministrin grek që prej takimit tonë të parë. Unë kam shumë besim që mandati ynë i katërt do të jetë mandati i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë, siç do të jetë dhe mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi ‘i’ i të gjitha pikave të dakordësuara mes nesh. Shqipëria e 2030 dhe Greqia do të jetën së bashku në BE dhe do të enë lënë pas çdo hije të së shkuarës duke u afrua më shumë se kurrë për të mirën e përbashkët, por dhe me bindjen se në këtë botë të trazuar së bashku jemi shumë më të fortë”, u shpreh Rama./ Zoom.al