Aplikacion
Pas fluksit dhe radhës kilometrike me orë pritjeje në tunelin e Llogarasë të sapoinaguruar, sot u raportua për të njëjtin ngërç qarkullimi edhe në atë Thumanë-Kashar.
Radha e mjeteve, e cila i kalon 10 kilometrat, fillon nga dalja e autostradës në afërsi të Rinasit, e deri në afërsi të fshatit Larushk.
Shkak mendohet te jete aplikimi i pagesës së kësaj autostrade.
Sportelet nuk janë në gjendje të përballojnë fluksin e madh të mjeteve që përshkojnë këtë aks, nga veriu në drejtim të Shqipërisë së mesme. /ZOOM.AL/