zoom

Lajme

Pas lajmeve për aksidentin, Ilnisa i bën dedikim Meritonit: S’do mundem kurrë…

Pasi kudo qarkulluan lajme se Meriton Mjekiqi ishte përfshirë në një aksident rrugor dhe se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, Ilnisa Agolli i bëri një dedikim romantik partnerit të saj.

Në Instagram, ajo postoi një foto ku dy ish-banorët janë krah njëri-tjetrit.

Ilnisa i tregon Meritonit dashurinë që ndjen për të, duke shtuar se kjo është gjëja më e mirë që mund t’i thotë.

“E përsëris, të dua! S’do mundem kurrë të të them diçka më të mirë se kaq”, shkruan ajo.

Postimi vjen pas lajmeve që qarkulluan në media se ish-banori i BBV ishte përfshirë në aksident dhe ndodhej në gjendje të rëndë. Mirëpo, përmes një reagimi, Meritoni mohoi të ishte aksidentuar.