zoom

Politikë

Pas kallëzimeve, Bardhi tregon aksionin opozitar në vijim: Protestë për interes të qytetarëve!

Pas akuzave dhe kallëzimit penal ndaj Gardës dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla për shërdorim detyre, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi tha se aksionet në vijim të opozitës do të jepen ditë pas dite.

“Çdo protestë që bëhet për interes të qytetarëve do t’i bashkohem gjithmonë. Grupi ka diskutuar për aksionin politik në vijim brenda dhe jashtë Parlamentit. Ditë pas dite do të njiheni me aksionin politik”, tha ai pas mbledhjes së grupit.

Bardhi denoncoi faktin se ishte tentuar t’i ndalohej për të hyrë në zyrë. “Pati një tentativë qesharake në mënyrë që hyra në zyrën time të punës në Kuvend. Nuk ka gardistë që ndalon opozitën të kërkoj të drejtat e veta kushtetuese. Iu ftoj të kërkoni edhe ju leje, të hyni në Kryesinë e Kuvendit, kati i dytë dhe i tretë i kësaj godine është mbushur me punonjës të Gardës së Republikës”, shtoi ai. /ZOOM.AL/