Pas shfaqjes në koncertin e Elsa Lilës, Pirro Çako ka vendosur t’i rikthehet muzikës pas rreth 4 vitesh me një projekt befasues, që i ka kapur fansat e tij të papërgatitur.
Pirro do të sjellë projektin “Triptik”, që do të përmbajë tri këngë, “Radio në qiell”, “Tjetër njeri” dhe “Shpirt”.
Ditën e sotme ai ka publikuar këngën e parë të këtij projekti ‘Shpirt’.