Aplikacion
Ai ishte në një lidhje direkte nga Korça ku po merr pjesë në festën që oganizohet nga pronari i televizionit në fjalë, Ifran Hysenbelliu, që është edhe pronar i birrës.
Zeka, që foli edhe një natë më parë për debatin nga tavolina e mbushur me kërnacka e birra, në krah të Hysenbelliut, bëri thirrje që festa të tilla t’i bashkojnë shqiptarët e jo t’i ndajnë.
Por pa kaluar 24 orë ai u shndërrua vetë në përçarës.
Me gjasë, qëndrimi i moderuar duket se nuk u ka pëlqyer atyre që vendosën ta intervistojnë dhe t’i japin hapësirë televizive për të mbrojtur ftesën për Bregovicin. Në intervistën e sotme ai u shfaq më radikal. Sulmoi gazetarë e biznese nga Kosova. Tha se debati u hap nga gazetarë të paguar nga biznese të caktuara në Kosovë. Tregoi se ai nuk e pëlqentë Bregovicin si këngëtar, por nuk ishte kundër. E kjo, sipas tij, duhet të shërbente që Bregovicin ta pranonin edhe të tjerët, u pëlqente apo jo muzika e tij.
Ky qëndrim naiv ngjan me propagandë bajate, sepse askush nuk është marrë me mënyrën si këndon Bregovic, por me qëndrimet e tij ndaj masakrave të serbëve në Kosovë.
Milaim Zeka nuk e preku këtë pjesë, e cila qëndron në thelb të debatit. Birra Korça, të cilën ai tha se e pëlqen shumë, duket se i ka dhënë efetet e veta, veçanërisht sot.
Pas birrave të mbrëmshme, sot Zeka sulmoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje. Tha se Albin Kurti së bashku me gjithë këta Bojken Abazat e Shqipërisë ka disa vite që mbjellin urrejtje mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ka njerëz si Albin Kurti që duke sharë kryeministrin aktual Edi Rama kanë shkuar në atë pikë të marrëzisë saqë kanë refuzuar edhe vaksinat e dhuruara nga qeveria shqiptare. Albin Kurti nuk e kishte për turp të pranonte ndihmat e Vucic për testimet e covid-19, por refuzoi ndihmën e Edi Ramës ku i ofroi vaksinimin e qytetarëve të Kosovës. Tani ky Bojken Abazi është ai që del e bën propagandë së bashku me Albin Kurtin se Bregovici është ky apo është ai”, tha Zeka.
Në fund të intervistës, i la sulmet ndaj kundërshtarëve të Bregovicit e Edi Ramës dhe iu rikthye birrës. Natyrisht me superlativa, se s’pritej të ndodhte ndryshe. Foli për birrën si ekspert, si për përmbërjen dhe për efektet. Shikojeni vetë çfarë tha:
“Është një birrë që ka ujin e mirë është, një birrë që nuk të fryn. Ndikon edhe tek nusja ime se më tha mbrëmë: o burrë a je ti a është dikush tjetër se unë jam ridashuruar me ty./ Zoom.al
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë