zoom

Të gjitha

Ciao Don Xhon! Nuk zgjatën shumë kunjat dhe Ariana Lirey zgjati krahët te tjetri

Ashtu siç dihet tashmë, reperi i njohur Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey kanë ndarë rrugët përfundimisht dhe këtë gjë e bënë të ditur në mënyrë shumë të qartë në “Instagram”.

Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi modelja përmes disa shkrimeve në “Insta Story”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi, i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë.

Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën, pasi nuk është e tillë.

E mesa duket pas të gjithë këtyre diskutimeve Ariana ka vendosur të vazhdojë jetën e saj, pasi ditën e sotme ajo ka postuar në “Insta Story” një foto ku ndodhej në krahët e një personi tjetër./L.K

/Zoom.al