Aplikacion
Stuhia e emërtuar “Domingos” vjen pas “Ciaran” që shkaktoi viktima dhe dëme të shumta në Itali, Francë e Britani, ndërsa u prek për dy ditë me radhë edhe Shqipëria, duke përmbytur rrugët dhe shkulur pemët.
Stuhia “Domingos” vjen nga Atlantiku dhe po shkakton erëra të forta dhe dallgë të larta në Francë, Spanjë dhe Portugali. Në Francë, një alarm portokalli është vendosur përgjatë Bregut të Atlantikut, dhe gjithashtu në “Pas-de-Calais”, për shkak të erërave që arritën deri në 150 km/h të shtunën në mbrëmje.
Por ende nuk dihet nëse kjo stuhi do të kalojë edhe në Shqipëri. Në fakt, as për stuhinë “Ciaran” nuk pati njoftim që do të godiste vendin tonë, deri të premten kur shtrëngata shiu dhe erëra të forta përmbytën vendin.