zoom

Aktualitet

Pas Biden dhe Blinken i shkruan Vuçiçit: Marrëveshja me Kosovën të përqendrohet në njohje reciproke

Pas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, letër në adresë të Aleksander Vuçiçit me rastin e ditës së Serbisë ka dërguar edhe Sekretari Amerikan, Anthony Blinken.

Sekretari amerikan ia ka përsëritur Vuçiçit kërkesën e Joe Biden për arritjen e një marrëveshje finale me Republikën e Kosovës e cila bazohet në njohje reciproke.

Blinken thotë se një gjë e tillë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën të përqendruara në njohjen reciproke, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka shkruar në letrën e tij Anthony Blinken./Express