zoom

Aktualitet

Pas 10 vitesh single, Zhaklin Lekatari gjen dashurinë! Kush ia ka rrëmbyer zemrën

Ish-opinionistja e BBV, Zhaklin Leketari ka gjetur dashurinë. Ajo deklaroi se është e lumtur dhe në një marrëdhënie, ndërsa pushimet po i kalon me partnerin e saj, të cilit nuk ia zbuloi identitetin.

Megjithatë. Zhaklin u shpreh në “Pushime On Top” se propozimin ende se ka marrë dhe se ka  gjetur një person me të cilin koordinohet mirë.

Pjesë nga intervista.

Zhaklin Lekatari: Në këto pushime kam vendosur të jem e qetë, larg punës, komenteve, larg BIG-ut, Instagram. Vetëm me libra e palestër

Por afër një personi të zemrës

Zhaklin Lekatari: Po afër një personi, vera, kohë e mrekullueshme

Si po shkon lidhja jote?

Zhaklin Lekatari: Jam shumë e gëzuar, po shkon mjaft mirë.

Në intervistat e fundit, ke thënë që kishe 10 vite pa përjetuar një lidhje romantike, a është ky që i ka thyer këto deklarata?

Zhaklin Lekatari: Po ky është që e ka thyer, nuk e di a është serioze

Një propozim mbase?

Zhaklin Lekatari: Jo, jo. Jam e çmendur, i bëj edhe vetë propozimet.

Jam e lumtur që jam në një marrëdhënie. Kam dashur një marrëdhënie, por jo dikë që do të ma vështirësonte jetën, do ma bënte më të shëmtuar, edhe më të vështirë duke më vendosur kufij. Mendoj se kam gjetur një person që koordinohet mirë me mua dhe gërshetohet me ato mendimet e mia. Deri tani gjithçka është në rregull.