Aplikacion
Duke folur në podcastin ‘What it was Like’, ai përmendi ndër të tjera Anne Hathaway , Jennifer Lopez , Cate Blanchett dhe Johnny Depp.
Sipas tij, përvoja më e keqe që ka pasur ishte me Anne Hathaway. “Bëra një film me Anne Hathaway, ishte një nga përvojat e mia më të këqija. Anne nuk më njohu kurrë si person. Për katër muaj e gjysmë më trajtoi si shërbëtor”, tha ai.
Siç ka shtuar më vonë, aktorja asnjëherë nuk e ka pyetur nëse është mirë, nuk ka shfaqur asnjë interes për të apo familjen e tij dhe asnjëherë nuk ka hyrë në ndonjë bisedë personale me të.
Miller vazhdoi të shpjegoi se ai ka pasur shumë biseda miqësore dhe të ngrohta me të famshëm të tjerë gjatë viteve, duke përfshirë Cate Blanchett, Johnny Depp dhe Tom Hanks, por theksoi se “Anne Hathaway nuk e bëri kurrë këtë”.
“Papritur më thanë se e ftuara ime e radhës ishte rrugës dhe ishte Jennifer Lopez ”, thotë ai. Siç tha ai, dikush nga skuadra e yllit u ka kërkuar të gjithëve që të pastrojnë dhomën, ndërsa thotë se “papritmas u bë pak panik”.
“Kam bërë shumë talk show me shumë aktorë, por nuk e kam pasur kurrë këtë përvojë. U ktheva në një moment në dhomë për të marrë pallton time, të cilën e kisha harruar atje. Ishte e varur në një karrige. Në atë moment në dhomë hyri Jennifer Lopez”, përshkruan ai.
Ai e përshëndeti me mirësjellje yllin, por ajo vetëm e shikoi atë dhe vazhdoi. “Ajo më hodhi një vështrim të zbrazët dhe më pas shikoi truprojat e saj dhe tha ‘pse nuk është pastruar kjo dhomë?”, tha ai. Siç thotë ai, nuk e priste një trajtim të tillë nga ajo, pasi kishin punuar së bashku edhe më parë në filmin “Monster in Law”.