zoom

Lajme

Partnerja e Messit çmend fansat me format e saj bombastike (FOTOT)

Pas mbrojtjes me sukses të titullit nga Argjentina në “Copa América”, Lionel Mesi dhe familja e tij po kalojnë pushimet buzë detit, edhe për shkak të dëmtimit të tij në kavilje gjatë finales kundër Kolumbisë.

Bashkëshortja e yllit argjentinas, Antonela Rokuzo, ka zgjedhur të tregojë linjat perfekte e shtirë, ndërsa pikasen vithet e 36-vjeçares.

Format e partneres së “pleshtit” kanë habitur fansat, teksa dallohen lehtë linjat e kuruara dhe kujdesi që Anto ka për trupin e saj, edhe pse është bërë tre herë nënë.

Mesi dhe Antonela janë bashkë që prej viti 2007. Dasma u zhvillua gjatë vitit 2017, në vendlindjen e tij, Rosario.