zoom

Sport

Partizani mund Laçin dhe udhëheq Abissnet Superiore

Partizani mposhti Laçin në stadiumin “Elbasan Arena” me shifrat 1-0.

Një penallti në minutat e fundit të pjesës së parë përcaktoi edhe fituesin e kësaj sfide të rëndësishme ndaj dy rivalëve të drejtpërdrejtë për titullin kampion.

Skuka u rrëzua në zonë pas një kontakti me lojtarin e Laçit dhe gjyqtari kërkon ndihmën e VAR-it.

Pas rishikimit të pamjeve, arbitri kryesor akordon penallti, e cilë shndërrohet në gol nga Skuka në minutën e 44-t.

Rezultati mbeti i pandryshuar përgjatë gjithë ndeshjes, pavarësisht përpjekjeve të skuadrave.

Partizani i Kolelës mer kështu një fitore të rëndësishme dhe bëhet i vetmi ekip që ka grumbulluar pikë të plota në këto dy javë të para të Abissnet Superiore. /zoom.al/