zoom

Slider

Partizani kampion i Shqipërisë, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia në Europë, bie Kastrioti e Bylis

Edicioni i 84-t i Kategorisë Superiore, uli siparin ditën e sotme, ku u luajtën 5 duelet e vlefshme për javën e 36-të.

Me triumfin 2-0 ndaj Teutës, Partizani i Xhovani Kolelës u shpall kampion për hërë të 17-të, ndërkohë që Tirana, Egnatia dhe Vllaznia, ishin 3 skuadrat që siguruan nga një biletë për në Kupat e Europës.  

Për sa i përket pjesës tjetër, Laçi, Teuta dhe Kukësi, u pozicionuan në mesin e artë të renditjes, duke siguruar qëndrimin edhe për sezonin tjetër, teksa Bylisi është skuadra që shoqëron Kastriotin për në Kategorinë e Parë.

Për sa i përket Erzenit, skuadra shijakase u renditit në vendin e 8-të, teksa tashmë e pret dhe një finale tjetër, për mbijetesën, teksa do të përballet me Korabin e Kategorisë së Parë.  

REZULTATET E JAVËS SË FUNDIT: 

Bylis-Vllaznia 1-2

Lajthia 36’/ Jonuzi 37′, Latifi 66′

Egnatia-Kukësi 0-1

Sh. Taipi 55′

Erzeni-Tirana 1-2

Ademi 39′ / Haxhiu 36′, Abazaj 90+7′

Laçi-Kastrioti 3-0

Sali (A.G) 28′, Ujka 72′, 90+1′

Partizani-Teuta 2-0

Rrapaj 39′, Cara 90+7′

Mbyllja e edicionit të Kategorisë Superiore ka vulosur sot edhe emrat e 4 skuadrave të cilat do të luajnë në verë në aktivitetet ndërkombëtare.

Partizani i cili fitoi titullin, do të luajë në Ligën e Kampioneve, ndërsa Tirana, Vllaznia dhe Egnatia do të luajnë në Ligën e Konferencës. Të gjithë ekipet, sipas situatës aktuale në renditjen e UEFA-s, do të marrin pjesë në turin e parë.

Për më tepër, koeficientet e skuadrave shqiptare janë të tilla që lënë pak mundësi për të pasur një short shumë të favorshëm, pasi të gjitha ekipet do të jenë në vazon e skuadrave të dobëta.

Partizani gjendet në vazon e të dobëtave në Ligën e Kampioneve me skuadra kundërshtare si Karabak, Ferencvarosh, Slovan Bratislava apo Sherif Tiraspol mes atyre me të cilët mund të përballet në short.