zoom

Lajme

Partizani-Egnatia është finalja e madhe për titullin e Superiores. Laçi mbetet mes më të mirëve

Finalja e madhe për titullin e Superiores do të jetë Partizani-Egnatia. Rrogozhinasit barazuan ndaj Vllaznisë, rezultat që i dha kalimin në finale sipas rregullave të FSHF, pasi kishte renditjen më të mirë.

Shkodranët s’e ndalën dot vrullin e tyre pas fitimit të Kupës dhe duket se forma e “hirushes” së kampionatit mbetet optimale dhe dukshëm pretendente për titullin kampion.

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh i lumtur pas kualfiikimit në finalen e “Final Four”. “Është e vërtetë ishim duke pritur ndeshjen për ta sulmuar Vllazninë. Mendoj se kishim ndeshje të mirë 20 minuta të para, pastaj në 20 minutat e tjera toleruam pak. Pastaj skuadra u kthye në ekuilibër në pjesën e dytë.

I kërkova skuadrës të mos nxitohet te qarkullimi i topit. Shkodra nuk po na vendoste në presion, po dhe dozat e presionit janë shumë të forta në këtë ndeshje. Nuk mendoj fare për presion te ky 90 minutësh. Sot i kërkova çunave që të luajnë, të kënaqen, ta shijojnë ndeshjen. Besoj ashtu ndodhi.

Janë ndeshje të kundërta me Partizanin. Vllaznia bën futboll të hapur, Partizani luan në tranzicion. Ndeshje për t’u shijuar nga të gjithë. Është dhe një ndeshje. Thjesht kemi kaluar në finale, nuk ishte se morëm trofe. Doja t’i thoja “Ik re”, një personi”, u shpreh Tetova. Tekniku i Vllaznisë Brdariç e pranoi humbjen, duke thënë se kjo ishte forca e ekipuit dhe përgëzoi kundërshtarin.

Laçi do të luajë në Superiore vitin e ardhshëm. Të besuarit e Armando Cungut mundën 3-1 Flamurtarin në Kurbin, në ndeshjen e “Play Out”. Rasti i parë serioz i takoi minutës së 11-të. Kurbinasit ishin afër golit të avantazhit, vetëm shtylla ndali Sobouejll. Loja ishte mjaft e luftuar, ndërsa në të 27-tën nuk mungoi as tensioni në fushë. Në të 34-tën Ujka provoi nga distanca, pa rezultat.

Kurbinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë një skemë perfekte. Një top i Kryeziut për Melon, me brazilianit që me një goditje të bukur dërgoi topin në rrjetë. Në miutën e 64-të, fati i buzëqesh vlonjatëve, një autogol i Dajkos sjell golin e barazimit. Në fund, skuadrat u vendosën në kërkim të golit, gjithsesi rezultati mbeti i pandryshueshëm.

Në minutën e 108-të, Lacci fiton penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë të kundërshtarit, 11-metërsh i përkthyer në gol nga Melo.  Në fund, laçjanët festuan qëndrimin mes të mirëve edhe me një gol të Mjakit. Në krahun tjetër, Flamurtarit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të mendojë për sezonin tjetër. /ZOOM.AL/