zoom

Kosova

Parlamenti i Spanjës rrëzon iniciativën e “Junts”, s’e njeh Kosovën. Vetëm 25 deputetë votuan pro

Parlamenti i Spanjës, me shumicë dërmuese të votave, ka votuar kundër iniciativës së partisë katalunase “Junts”, për t’i kërkuar Qeverisë spanjolle njohjen e shtetit të Kosovës.

Në informacionin e publikuar nga Parlamenti i Spanjës, bëhet e ditur se 293 deputetë kanë votuar kundër, 25 në favor dhe 27 deputetë kanë abstenuar.

Spanja që në fillim të procesit të pavarësisë dhe njohjes nga vendet e OKB-së, është shprehur kundër njohjes së shtetit të Kosovës. /ZOOM.AL/