zoom

Politikë

Parlamenti dhe mazhoranca kalojnë mes kaosit ligjin për Bastet. Rikthehen skedinat si më parë

Nga sot, lojërat e fatit dhe konkretisht bastet sportive te skedinave të futbollit, do të jenë si gjashtë vite më parë: Të ligjshme.

Me 72 vota pro ka kaluar sot ligji për Bastet, mes kaosit dhe tensioneve që ‘mbërtheu’ Kuvendin.

Opozita ishte kundër dhe protestoi me zhurmues, pankarta dhe bilbila.

Por Nikolla teksa lexonte ligjin dhe kërkonte ngritjen e kartonëve nga mazhoranca, numëroi shumicën e mjaftueshme për ta kaluar.

Tashmë bastet do të jenë vetëm online dhe jo fizike me printim. Shteti do i kontrolloje dhe fiskalizojë me një tatim-fitimi. /ZOOM.AL/