Aplikacion
Rrugë të reja po hapen; për disa në fushën e zemrës dhe për të tjerë në fushën profesionale. Përsa i përket anës ekonomike do t’ju jepet një rast që nuk duhet humbur.
Demi
Marrëdhëniet në familje janë të mira. Do të tregoheni shumë entuziastë për ëmbëlsinë që ju dhuron partneri, me të cilën kërkon të tërheqë vëmendjen tuaj.
Binjaket
Ritmi i punës do të përshpejtohet dhe do të bëhet i papërballueshëm nga ju. Keni nevojë për pak pushim për të medituar mbi lëvizjet që do të bëni.
Gaforrja
Nëse nuk ju pëlqen sesi po shkojnë punët, ndoshta është se ju po kërkoni nga vetja më shumë seç duhet. Një zhgënjim i vogël do t’ju bëjë që të diskutoni me të gjithë.
Luani
Jo gjithçka do të shkojë siç ju pëlqen juve. Sot do të tentoni të ndryshoni gjërat dhe humorin e keq të dikujt, por në fund do ta kuptoni se nuk ja vlen të bëni veprime të tilla
Virgjeresha
Një diskutim i zjarrtë do ta bëjë më stimulues bashkëpunimin me një koleg. Mërkuri në shenjën tuaj do të bëjë që sot të keni një ditë të mbarë. Jeta ju buzëqesh.
Peshorja
Do të jeni ju të parët që do të habiteni se ma sa lehtësi do të arrini gjithçka që dëshironi. Në fushën profesionale do ta filloni javën mbarë, duke arritur një objektiv që kishit prej kohësh.
Akrepi
Nëse nuk doni të humbisni kohën tuaj, stabilizoni projekte fikse dhe përqendrohuni në to. Do të zbuloni mundësi të reja për të ndarë idetë dhe do të evitoni punët e mërzitshme.
Shigjetari
Venusi ju dhuron energji dhe harmoni; nëse mundeni përfshini në të edhe personat që ju rethojnë. Bëni kujdes me kërkesat e të tjerëve dhe jepni këshillën tuaj atij që ka nevojë.
Bricjapi
Do të keni momente qetësie dhe gëzimi. Do të ndiheni të rrethuar nga dashuria e miqve dhe kjo do t’ju bëjë më të sigurtë edhe në raportet në çift. Ekonomia në ngritje.
Ujori
Merrni mundësitë që i konsideroni të mira; është e vetmja mënyrë për hequr dyshimet tuaja mbi një projekt. Do të keni një autokontroll perfekt përballë një zhgënjimi.
Peshqit
Besojini intuitës tuaj, që falë Hënës nuk ju ka zhgënjyer kurrë. Mos luani rolin e të pakënaqurit për të shfryrë një pakënaqësi që nuk ka të bëjë me miqtë dhe partnerin.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”