zoom

Bota

Paqja duket larg, Izraeli nuk kursehet. Bombardon shtëpitë e refugjatëve në Gaza, 22 të vrarë

Pavarësisht se ndërkombëtarët po rrisin presionin për marrëveshje me Hamas, me një plan në tre faza, Izraeli nuk kursehet duke e kthyer në gërmadhë me bombardime dhe rritur numrin e viktimave, i cili që nga nisja e konfliktit e ka kaluar shifrën e 36 mijë të vrarëve, shumica fëmijë, gra e të moshuar.

Numri i të vdekurve nga sulmet e natës së kaluar në disa shtëpi dhe kampe refugjatësh në Rripin e Gazës, ka shkuar në 22, raporton Al Jazeera, duke cituar mediat lokale.

Të paktën 12 persona u vranë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet gjatë natës nga forcat izraelite në qytetet Khan Younis dhe Rafah në Gazën jugore, njoftoi agjencia e lajmeve “Wafa”.

Dy sulme izraelite në kampet e refugjatëve Bureij dhe Nuseirat, në Gaza qendrore, megjithatë, vranë 10 persona të tjerë, përsëri sipas agjencisë në fjalë. /ZOOM.AL/