zoom

Sport

Panik te Franca, Benzema humbet Botërorin, Deschamps: Jam jashtëzakonisht i trishtuar

Kupa e Botës në Katar për Karim Benzema tashmë ka përfunduar.

Sulmuesi francez u largua gjatë stërvitjes së të shtunës në mbrëmje për kombëtaren transalpine për shkak të dhimbjes së fortë të muskujve në kuadricepsin e majtë.

Testet që iu nënshtrua për Topin e Artë në klinikën Aspetar në Doha treguan një dëmtim të muskujve që e bën të pamundur rikuperimin.

Kështu ka mbërritur komunikimi zyrtar nga Federata Franceze e Futbollit.

“Për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, Karim Benzema detyrohet të heqë dorë nga pjesëmarrja në Botëror. I gjithë ekipi është pranë Karimit në këtë moment trishtimi dhe i uron shërim të shpejtë”.

Dje ishte seanca e parë stërvitore e Benzemas me grupin që nga fillimi i takimit të Les Bleus të hënën e kaluar në Clairefontaine, por puna e tij nuk zgjati shumë.

Trajneri Didier Deschamps ka vendosur të mos thërrasë një zëvendësues.

“Jam jashtëzakonisht i trishtuar për Karim. Pavarësisht kësaj goditjeje të re të rëndë, kam besimin maksimal te grupi im. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të nderuar sfidën që kemi përpara.”

Mungesa e Benzemas i bashkohet mesfushorëve Paul Pogba dhe N’Golo Kantè, portierit Mike Maignan, mbrojtësit Presnel Kimpembe dhe sulmuesit Christopher Nkunku. /zoom.al/