zoom

Aktualitet

Panik në plazhin e Zvërnecit! Të shtëna me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit.

Mësohet se pas një konflikti mes disa personave, njëri prej tyre i identifikuar si Luçio Rroko, rreth 42 vjeç ka qëlluar tre herë në ajër.

Për pasojë nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, pasi kanë marrë njoftimin për të shtëna.

Mësohet se autori që ka qëlluar ka qenë në lëvizje me motor dhe është larguar menjëherë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërsa vijon kontrollet për kapjen e 42-vjeçarit, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë, shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.