zoom

Bota

Panik në Nju Jork, një i vrarë dhe 3 të plagosur në Bronx

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Bronx të Nju Jorkut, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Policia ka njoftuar se tre persona me skuter kanë hapur zjarr ndaj 4 burrave. Të plagosurit janë burra nga mosha 23 deri 37 vjeç, teksa viktimë mbeti një 29-vjeçar.

I riu vdiq për shkak të plagëve që mori në këmbë dhe në gjoks, shkruajnë mediet e huaja. Efektivët e Nju Jorkut kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Ende nuk ka detaje për autorët dhe motivet e sulmit, por paraprakisht duket si një luftë mes grupeve dhe konflikte të vjetra. /ZOOM.AL/