zoom

Aktualitet

PAMJET/Sherri me thika mes dy adoleshentëve jashtë shkollës, 14-vjeçari në gjendje të rëndë

Detaje të reja dalin nga sherri me thika mes dy adoleshentëve jashtë shkollës 9-vjeçare Fan Noli mesditën e sotme.

Raportohet se një nga të plagosurit, 14-vjeçari me iniciale L. C., ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në sherr u përfshinë adoleshenti dhe një 15-vjeçar, i cili po ashtu raportohet se ka mbetur i plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tij.

Njëri nga nxënësit është në klasën e 8-të, ndërsa tjetri në klasën e 9-të. Sherri mes tyre raportohet se ka ndodhur jashtë orarit të mësimit, pasi mbaroi ora e gjashtë.