zoom

Aktualitet

PAMJET nga sulmi i Fredi Belerit me vezë dhe kos: Ky ka vrarë

Dalin pamjet nga sulmi me vezë dhe kos që iu bë këtë të martë në Tiranë eurodeputetit Fredi Beleri.


Një nga qytetarët që ndodhej jashtë Kryesisë së Kuvendit e goditi Belerin kur la ambientet e Kuvendit.

Sipas tij, Beleri i ka shpëtuar burgut padrejtësisht. Ai e etiketoi Fredi Belerin vrasës.

“I ka shpëtuar burgut me procedura Duhet të ishte në burg. Harruar 200 mijë shqiptarë të larguar nga Greqia se kanë shkelur kufirin për bukën e gojës? Ky ka vrarë dhe sot vjen këtu e na imponohet e na bën karshillëk me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota. Provoni ju të vidhni një votë. Sot duhet të kishim protestë”, u shpreh ai.

Po ashtu, disa qytetarë të tjerë kanë protestuar kundër Fredi Belerit me banderola ku shkruhet: “Krimineli bëhet deputet!”, apo “Fredi Beleri nuk përfaqëson BE-në!”.