Aplikacion
“Milton” në këtë imazh duket si një kafkë njeriu dhe këto pamje janë përshkruar si të frikshme.
Imazhet satelitore janë kapur para se uragani të zbriste në Florida të mërkurën e 9 tetorit.
Stu Ostro, meteorolog i lartë në Weather Channel, ndau foton e frikshme në X, duke e shfaqur atë pranë një imazhi të ngjashëm të uraganit Matthew në 2016.
Sinister-looking face of #HurricaneMatthew at landfall in #Haiti [Un-doctored #weather #satellite image] pic.twitter.com/hrviDVuJ3R
— Stu Ostro (@StuOstro) October 4, 2016
Uragani ka lënë pas pasoja katastrofale. Deri më tani numërohen 16 viktima, por siç bëjnë me dije autoritetet numri mund të rritet në vazhdim.
Gjithashtu, miliona banorë në Florida janë pa energji elektrike.
Ekipet e shërbimeve po përpiqen të riparojnë rrjetet e energjisë dhe të pastrojnë pemët e rrëzuara dhe lagjet e përmbytura në qytetet e goditura nga shirat e rrëmbyeshëm.
Mbetjet spitalore, KLSH: Probleme me menaxhimin nga magazinimi tek çmimet e diferencuara