Aplikacion
Në vendin e ngjarjes, pak minuta pas ndodhi krimi, një prej të afërmve të tij u afrua pranë trupit të pajetë të 28-vjeçarit.
Ai u fut në zonën e rrethuar nga forcat e policisë dhe shpërtheu në të qara dhe të bërtitura.
Disa prej policëve që ndodhen në vendngjarje përpiqen ta qetësojnë.
Novruz Cenalia u vra me plumb në kokë nga 23-vjeçari Azgan Mernica, për shkak të një parakalimi me makinë.
Cenalia po ikte me makinë në punë dhe ishte i veshur me uniformë policie.