Aplikacion
Sipas videos së publikuar nga AP, që po qarkullon në internet, janë gjetur trupa, të cilët sipas agjencisë së lajmeve i përkasin ushtarëve rusë, të shtrirë në tokë me trupat e tyre të pajetë që formojnë shkronjën “Z”.
Dyshohet se ky gjest i rëndë është bërë nga rusët e mbijetuar në shenjë që të krijojnë tmerr tek ukrainasit.
Imazhet vijnë nga një fshat afër Kharkiv, dhe sipas agjencisë së lajmeve, trupat e burrave që besohet të jenë ushtarë rusë, të pozicionuar për të formuar shkronjën Z, një simbol i pushtimit rus, u gjetën pranë një fshati të rimarrë së fundmi, nga forcat ukrainase në periferi të Kharkovit, Ukrainë, të hënën, 2 maj 2022. Rrethinat e Kharkovit japin përshtypjen e një morgu në ajër të hapur, ku të vdekurit qëndrojnë në mbeturina për javë të tëra, ndërsa forcat ukrainase dhe ruse luftojnë për kontroll të këtyre zonave.
Gazetarët e përshkruan zonën si një “varrezë në tokë të hapur”, me rrugë dhe fusha të mbushura me kufoma. Në banesa janë gjetur edhe kufoma të civilëve.
Shkronja Z është bërë një simbol i pushtimit rus që e përshkruan si “svastika e Rusisë”.
Analistët dhe ekspertët ushtarakë vunë re fillimisht shkronjën Z të pikturuar me dorë në tanket dhe kamionët ushtarakë rusë të mbledhur në kufirin ukrainas më 19 shkurt.
Që atëherë ajo është përdorur gjerësisht nga Rusia dhe madje është përdorur nga atletët rusë.
Ndihmoi Safet Bajrin në vrasje/ Eria Ago protagoniste në rrjet prostitucioni disa vite më parë