zoom

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur makina shpërthen në flakë, brenda ishin 4 të rinjtë

Zoom.al ka siguruar pamjet e momentit te shpërthimit në flakë të makinës pasi u përplas me betonieren në Fushë-Prezë.

Katër të rinj ndërruan jetë tragjikisht pas aksidentit të rëndë.

Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes, automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i automjetit Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, janë djegur për së gjalli brenda mjetit.

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura