zoom

Aktualitet

PAMJE TË REJA nga arrestimi/ Meta bën rezistencë, agjentët e tërheqin zvarrë

Në momentin e arrestimit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri rezistencë.

Në videon e mëposhtme duket momenti kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe efektivë të policisë i afrohen makinës me të cilën po lëvizte ai dhe e ndalojnë për t’i vënë prangat.

Pamjet tregojnë çastin kur Meta kundërshton arrestimin, por agjentët e nxjerrin me forcë nga makina dhe e tërheqin zvarrë për t’i vënë prangat.

Gjithçka ndodhi te kthesa e Kamzës, pranë një qendre tregtare, kur në rrugë po qarkullonin normalisht mjete të tjera.

Një nga figurat kryesore politike, Ilir Meta është nën akuzë për korrupsion, fshehje pasurie dhe mosdeklarim të ardhurash. Ai u arrestua pas hetimeve që SPAK bëri për dosjen e lobimit në SHBA.