Aplikacion
Disa ekipe kërkim shpëtimi u aktivizuan nga autoritetet që prej marrjes së sinjaleve të para në orët e paradites.
Përplasja u njoftua pak para orës 11:00 të mëngjesit, ndërsa raportohet se ka pasur një numër të madh njerëzish që kanë braktisur anijet pas përplasjes rreth 13 milje nga bregu.
Pamjet e zjarrit nga mesi i detit të Veriut kanë bërë xhiron e rrjetit.
32 persona janë nxjerr në breg, tha Martyn Boyers, shefi ekzekutiv i Portit të Grimsby East. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet e mirë përveç njërit që po merr ndihmë mjekësore.
Paraprakisht nuk ka indicie që përplasja të ketë lidhje me ndonje sulm dashakeqës megjithatë hetimet për zbardhje vijojnë.