zoom

Aktualitet

Pamje apokaliptike nga Dropulli, nën pushtetin e flakëve! Helikopteri “Cougar” e ushtria në terren

Qarku i Gjirokastrës ndopdhet prej 24 orësh nën pushtetin e flakëve, duke pasuar situatën e pazakontë të javës së kaluar në zonën bregdetare të Vlorës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar sot edhe në lidhje me zjarrin në fshatrat e Dropullit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai njoftoi se helikopteri “Cougar” dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e flakëve.

Peleshi ka shtuar se zjarri ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Postimi i plotë:

“Helikopteri #Cougar dhe rreth 30 efektivë të #ForcaveTëArmatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme”. /ZOOM.AL/