Aplikacion
Për të njëjtën marrëveshje që vendi ynë ka nënshkruar me Italinë, kanë shprehu interes edhe vende të tjera, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian.
Pak ditë më parë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha në Parlamentin Europian se kjo është një mënyrë e mirë për të mbajtur emigrantët larg kufirit europian.
Por kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis shprehet skeptik që e njëjta marrëveshje të mund të zbatohet edhe me vende të tjera.
“Më lejoni të jem i kujdesshëm këtu. Kjo është një marrëveshje dypalëshe. Nuk e di nëse mund të përsëritet në nivel evropian. Ne gjithashtu duhet të shohim nëse funksionon me të vërtetë”, tha Kyriakos Mitsotakis.
“Këta persona përpunohen sipas legjislacionit italian të azilit dhe çfarëdo që të ndodhë me ta, në një mënyrë ose në një tjetër do të kthehen në Itali. Nëse do ta bënim këtë në nivel evropian… ku do të shkonin?” shtoi ai.
Kryeministri grek tha gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet të krijojë rrugë ligjore për emigrantët dhe azilkërkuesit.