Aplikacion
Alibeaj theksoi se Shqipëria duhet të kthehet në një zonë zgjedhore, duke shtuar se nga sistemi aktual zgjedhor fiton vetëm Edi Rama.
“Shqipëria duhet të kthehet në një zonë zgjedhore, të mos ndahet vendi në çifligje elektorale. Edi Rama nga ky sistem garanton së paku 6 mandate. Rama ka mohuar edhe listat e hapura. Të mohosh listat e hapura do të thotë të kesh frikë nga qytetarët. Çfarë kuptimi ka lufta në Parlament, kur deputetët nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve?
Pazari i 2008 mes Ramës dhe Berishës po rinovohet. Është edhe ligji i dekriminalizimit. Me propozimet e sjella nga PS, mund të bëhen ndryshime në ligjin e dekriminalizimit e kjo është e patolerueshme. Është detyrë e PD që të qëndrojë fort për luftën, që shkon në interes të qytetarëve”, deklaroi Alibeaj.
Gjithashtu ai theksoi se e sakrikuara më e madhe nga marrëveshja sipas tij, okulte, mes mazhorancës dhe opozitës është Reforma Zgjedhore dhe se Opozita ka humbur garancinë e saj më të madhe, e drejta e votës për t’i vënë mazhorancës kufi që të mos kalojë ligje të rëndësishme duke “peshkuar vota”.
Alibeaj shtoi se dështimi i Reformës Zgjedhore ka kosto për shqiptarët.
“Çdokush kërkon të dijë çfarë u fitua në 5 muaj betejë të rreme. Së pari bilanci bëhet duke iu drejtuar jetës parlamentare. Nga marrëveshja okulte kemi marrë 1 ose 2 komisione hetimore interesi publik i së cili nuk është ai që pritet.
Komisionet bëhen nga një ligj i përcaktuar nga Rama. E sakrifikuara më e madhe është Reforma Zgjedhore. Për opozitën kjo ka një kosto të madhe. Opozita ka humbur garancinë e saj më të madhe, e drejta e votës për t’i vënë mazhorancës kufi që të mos kalojë ligje të rëndësishme duke peshkuar elektronë të lirë. PS e dështoi Reformën Zgjedhore dhe kjo ka bilanc të hidhur për publikun”, u shpreh ai.
PS dhe Rithemelimi kanë arritur marrëveshje për dy Komisione Hetimore dhe kjo nuk u prit mirë nga grupi i Bashës. /ZOOM.AL/