Aplikacion
Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2,5 milionë dollarë transferta cash nga qeveria si kompensim për dëmet e tërmetit.
Në 22.shkurt u miratua një tjetër listë me 1896 përfitues, ndërsa fondi i kompesimit llogaritet mbi 5,9 milionë dollarë. Në 14 prill, Bashkia miratoi listën e radhës me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve iu derdhën 4,5 milionë dollarë cash në llogaritë e tyre. Por, nuk përfundon këtu 6 në ditë më vonë në 20 prill është miratuar lista tjetër me 241 familje të prekuara nga tërmeti, dhe që do të përfitonin rreth 800 mijë dollarë.
Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrsake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, çka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.
Po ashtu sipas dokumenteve zyrtare, para zgjedhjeve bashkia u Durrësit ka shpërndarë 1,7 milion dollarë të tjera si grante për rindërtimin, për banorë të Manzës, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit me vlera nga 25 mijë dollarë deri në 34 mijë dollarë për familje, për një total prej 62 familjesh. Fonde të tilla kanë dalë dhe nga bashkitë e tjera që patën dëme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019./BW/