zoom

Ekonomi

Pak ditë para zgjedhjeve, në Shqipëri qarkullonin 400 mld lekë cash

Pas një tendencë rënëse në muajt shkurt e mars, paraja në qarkullim jashtë sistemit bankar i është ritkhyer prirjes rritëse për të arritur kulmin në prill, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve. Në fund të muajit prill, banka e Shqipërisë raporton se totali i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar ishte 399.5 miliardë lekë, nga 397.5 një muaj më parë. Vlera më e lartë e parave jashtë sistemit bankar sipas matjeve të Bankës së Shqipërisë i përket janarit të këtij viti, ku kjo vlerë arriti në thuajse 402 miliardë lekë.

Shifrat janë shumë më të larta po t’i karahasojmë me një vit më parë. Në janarin e vitit 2022, totali i parave që qarkullonin jashtë bankave ishte pak më shumë se 376 miliardë lekë, thuajse 25 miliardë lekë, apo rreth 250 milionë euro më pak nga sa qarkullojnë aktualisht. Ky tregues ka ardhur në rritje përgjastë gjithë vitit të shkuar për të kulmuar në fund të tij në mbi 400 miliardë lekë.

Rritja e parasë në qarkullim jashtë kanaleve bankare është një fenomen që u shtua veçanërisht gjatë periudhës së Pandemisë, kur qytetarët tërhoqën shumë para’ për shkak të pasigurisë. Ajo që duhet nënvizuar se është se volumi i tyre jo vetëm që nuk u kthye në vlerat e dikurshme, por edhe vijoi në rritje të fortë muajt e fundit. Një masë kaq e madhe parash jashtë bankave është tregues i qartë të informalitetit të lartë të ekonomisë shqiptare.

Ndërkohë që vitet 2022 dhe viti zgjedhor 2023 ka qenë mjaft specifik sa i përket parasë për shkak të inflacionit, si dhe rritjeve të normës bazë të interesit nga ana e bankës së Shqipërisë. Kjo shkaktoi zhvendosje të parasë edhe brenda sistemit bankar. Në muajt e fundit të vitit 2022 një pjesë e mirë e kursimeve të shqiptarëve u pëdorën për investime në bono thesari, tendencë që u kthye nga janari i këti viti për shkak të rënies së interesave të letrave me vlerë si dhe ngaqë bankat nga ana e tyre rritën interesat e depozitave.

Postime të lidhura