Aplikacion
Sipas A2CNN që ka zbardhur të gjashta akuzat, e para është ajo e një pagese 170 mijë euroshe ku përfshihen biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri. Kjo shifër është paguar tërthorazi nga dy të lartëpërmendurit drejt shtetasve A. M. dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një “shitjeje” ndaj një personi tjetër të dy apartamenteve 124 dhe 148 metër katrorë në Selitë.
Rasti i dytë ka të bëjë me pasurinë vilë me sipërfaqe 98 m2 në Hamallaj dhe 521 m2 sipërfaqe truall. Ajo është përfituar nga Ahmetaj prej Klodian Zotos e Mirel Mërtirit në mënyrë të tërthortë, përmes transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në emër të Klodian Zotos dhe në vijim në emër të G. K., e më pas në pronësi të bashkëjetueses së ish-zv/kryeministrit, Eriola Hoxha.
Rasti i tretë ka të bëjë me një shumë prej 130 mijë euro, e cila në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit është paraqitur si pagesë e bërë për llogari të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Maçka dhe ish-zv/kryeministrit përkundrejt një shitjeje ndaj shtetasit B. P. të një apartamenti me sipërfaqe 178 m2 dhe një garazhi në Selitë. Kjo vlerë është paguar nga shtetasit Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe shoqëria “Integratet Technology Servises”, përmes shtetasit B. P.
Rasti i katërt ka të bëjë me shumën prej 140 mijë euro, e cila në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit është paraqitur si pagesë e bërë ndaj Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes së tij përkundrejt një “shitjeje” ndaj shtetases S. G. të një apartamenti me sipërfaqe 178 m2 dhe garazh në zonën e Selitës. E njëjta pasuri është paguar në mënyrë të tërthortë nga Zoto dhe Mërtiri, përmes shtetasve S.G, S. M. dhe shoqërisë “F…”.
Rasti i pestë ka të bëjë me shumën prej gati 34 mijë euro, e përfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh dhe udhëtimesh gjatë periudhës 2013-2017, pagesa të kryera drejtpërdrejt nga Zoto e Mërtiri për Arben Ahmetajn apo të afërm të tij.
Dhe rasti i gjashtë lidhet me shumën prej 2 milionë lekë, e përfituar në vitin 2019 dhe 2020 në formën e pagesave ndaj subjekteve tregtare të ndryshme nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, përmes shoqërisë “Integrated Technology Services” në funksion të një investimi në një apartament në pronësi të Arben Ahmetajt në Tiranë.
WSJ: Ndonëse një vend me korrupsion dhe pastrim parash, Kushner zgjedh të investojë në Shqipëri