zoom

Lajme

Padia e divorcit/ Xhensila u nda me Besin kur ishte shtatzënë. I kërkon para për rritjen e fëmijëve

Përveç divorcit Xhensila Myrtezaj ka edhe disa kërkesa të tjera ndaj Bes Kallakut.

Detaje të reja kanë dalë në pah nga procesi i divorcit mes këngëtares dhe aktorit të humorit, i cili do të detyrohet të paguajë pension ushqimor 150 mijë lekë në muaj për dy fëmijët e tij, si edhe kujdes për edukimin e tyre.

Ndër të tjera në padinë e divorcit thuhet se çifti ka një vit që nuk jetojnë më bashkë, pra që kur Xhensila ishte shtatzënë me djalin.

Në padi thuhet se:

“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri. Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit. Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën’’.

Më tej vijohet:

“Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare. Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.