zoom

Politikë

Padia e Bashës ndaj Veliajt, gjyqi shtyhet për të dytën herë

Seanca për padinë e Lulzim Bashës ndaj Erion Veliajt është shtyrë për të dytën herë, ndërsa avokati Endrit Sefa deklaroi se kërkonin fajësinë e kryebashkiaut, i cili nuk është paraqitur në proces.

Avokati i Bashës në një deklaratë për mediat pak më parë, deklaroi se seanca e sotme është shtyrë pasi avokatët e kryebashkiakut Veliaj nuk ndodhen në Shqipëri; një prej tyre është i sëmurë dhe tjetri jashtë vendit.

“I akuzuari (Erion Veliaj) ka marrë dijeni për procesin, avokatët kanë dorëzuar kërkesë dhe pretendojnë se janë sëmurë. Njëri ndodhet jashtë Shqipërisë. Veliaj ka marrë dijeni dhe nuk ka pranuar të jetë në seancë”, tha ai.

Tashmë procesi ka kaluar në gjyq dhe ka qenë e pranishme dhe prokurorja e posacme Manjola Kajana. Avokatët kërkuan shtyrjen e seancës.