Aplikacion
Si pasojë e temperaturave të ulëta në disa minus gradë janë krijuar edhe akuj në rrugë, kështu segmenti Boboshticë-Dardhë, Korcë-Voskopojë, Korcë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje. Grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e akseve të lartpërmendura, në mënyrë që të krijojnë lehtësi në lëvizje për drejtuesit e mjeteve.
Gjatë paradites, në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Ndërkohë, vijojnë në ditën e tretë pa energji dhjetëra fshatra në Devoll, Maliq dhe Pogradec. Të izoluar janë fshati Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe 4 fshatra në njësinë Dardhas, pasi akset rurale për shkak të mungesës së infrastrukturës janë shumë të vështira për t’u pastruar.