Aplikacion
“Platforma bën një renditje vetë automatike duke bazuar të gjithë procesin në çmimin më të ulët dhe pastaj komisioni bën votimin deri në përmbyllje të të gjithë procesit të ankandit”, shprehet administratorja e FTL, Erina Rexhepi.
Furnizuesi i tregut të lirë pjesë e OSHEE grup në tenderin e parë për të hënën siguroi 19 400 megavat në orë për periudhën 13 Tetor-17 Tetor. Në ankand morën pjesë 10 kompani, ndërkohë që çmimi i blerjes ishte 255,79 euro/mgh, për një total prej 4,96 milionë euro.
“Kjo proçedurë bëhet në disa faza dhe i vetmi qëllim është për të bërë optimizimin e para për të plotësuar çmimin dhe e dyta për të bërë optimizimin e çmimit në mënyrë për të dalë me një çmim sa më të ulët, thekson Rexhepi.
Importet e energjisë OSHEE i llogarit pasi merr nga KESH raportin mbi prodhimin ditor vendas. Për shtatorin OSHEE bleu rreth 39 milionë euro energjinë në tregun ndërkombëtar