zoom

Lajme

“Ose do të pranosh këtë, ose…”- Rama: U intimidua një nënë me dy fëmijë, informova ministrin e Drejtësisë

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit të PS, ka deklaruar se është intimiduar një nënë me dy fëmijë, dhe për këtë rast, theksoi ai, ka informuar Ministrin e Drejtësisë

Rama nuk zbuloi emrin e nënës me dy fëmijë, që sipas tij, është intimiduar, por theksoi se kjo është diçka e papranueshme.

Kreu i qeverisë shprehet se asaj iu është kërkuar që të bëjë diçka që nuk e ka bërë, teksa shtoi: “I thuhet ‘o do pranosh këtë, ose do ta hash më keq sesa ata të cilët duhet ti zhysësh brenda'”.

“Nuk mund ta pranojmë ne që njerëzit merren dhe intimidohet atje si personi në dijeni pa ju dhanë as status vetme e vetëm që të mos marrin avokatin. Se nuk dua të flas, Kam informuar ministrin e Drejtësisë për një intimidim tjetër, të një nene me dy fëmijë, të cilës i kërkohet të bëjë atë që nuk ka bërë. I thuhet o do pranosh këtë, ose do ta hash më keq sesa ata të cilët duhet ti zhysësh brenda  Po kostot financiare të gjithë kësaj, a duhet ti kemi parasysh apo jo? Duhet ti kemi parasysh se çfarë po paguajnë shqiptarët për këtë përpjekje? Kjo është normale se kur paguan një prokuror dhe një gjykatës më shumë sesa presidenti apo deputetet do ti kërkosh edhe standarde se nuk shkon”, u shpreh Edi Rama.

Postime të lidhura