Aplikacion
Mediat italiane raportojnë se në bord ishin 288 persona, përfshirë pasagjerë dhe staf, të cilët po udhëtonin me tragetin që u nis nga Greqia dhe ishte nisur drejt Italisë, ku shpërtheu zjarri . Sipas asaj që mësohet nga roja bregdetare italiane, 288 personat në bordin e anijes janë shpëtuar në varkat e shpëtimit. Bëhet fjalë për një automjet të Grimaldi Lines .
Zjarri ka rënë jo shumë larg nga ishulli i Korfuzit , 10 milje nga bregu grek, pasi trageti u largua nga Igumenica .
Fillimisht u raportua për të paktën 10 të zhdukur por sipas asaj që raportohet në mediat italiane, të gjithë personat në bord janë shpëtuar.
Zoom.al ka siguruar edhe pamjet e tragetit nga brigjet shqiptare, teksa shtëllunga të mëdha tymi u ngrinin në ajër nga trageti që digjej.